Blinken bisedë telefonike me Bennett për Iranin dhe çështjen palestineze
"Izraeli, përfshirë aktivitetet e vendbanimeve të paligjshme duhet të distancohet nga hapat e njëanshëm që minojnë zgjidhjen me dy shtete", tha sekretari amerikan i Shtetit, Blinken

Washington DC
Sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony Blinken në një bisedë telefonike me kryeministrin izraelit, Naftali Bennett tha se Izraeli përfshirë aktivitetet e vendbanimeve të paligjshme duhet të distancohet nga hapat e njëanshëm që minojnë zgjidhjen me dy shtete, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Ned Price njoftoi se Blinken dhe Bennett zhvilluan një bisedë telefonike.
Në një deklaratë me shkrim lidhur me bisedën telefonike, Price ka deklaruar: "Sekretari Blinken dhe kryeministri Bennett konfirmuan partneritetin e fortë SHBA-Izrael dhe krahas negociatave që vazhdojnë në Iran dhe Vjenë lidhur me programin bërthamor të Iranit, diskutuan çështjet e sigurisë rajonale, përfshirë edhe sprovat globale të shkaktuara nga pandemia e COVID-19".
"Gjithashtu sekretari theksoi fuqishëm se Izraeli dhe Administrata Palestineze, përfshirë përparimin e aktiviteteve të vendbanimeve duhet të distancohen nga hapat e njëanshëm që rrisin tensionet dhe që minojnë përpjekjet për të avancuar zgjidhjen me dy shtete të negociuar", tha Price.