Bota

Bletët e egra dhe fluturat e Evropës po përballen me një krizë “të rëndë” të zhdukjes

Ambientalistët thonë se gjetjet paraqesin një pamje “të zymtë” për pjalmuesit e Evropës, rënia e të cilëve rrezikon si ekosistemet natyrore ashtu edhe prodhimin e ushqimit në të gjithë kontinentin evropian

Aysu Biçer  | 11.10.2025 - Përdıtësım : 11.10.2025
Bletët e egra dhe fluturat e Evropës po përballen me një krizë “të rëndë” të zhdukjes

Londër

Bletët e egra dhe fluturat e Evropës po shkojnë drejt zhdukjes, sipas një vlerësimi të fundit mbi ruajtjen e specieve, duke nxitur thirrje urgjente për veprim për të ndaluar rënien e këtyre pjalmuesve jetësorë, transmeton Anadolu.

Përditësimi i fundit në nivel evropian i Listës së Kuqe të Unionit Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës (IUCN) zbulon një rritje të ndjeshme të numrit të specieve në rrezik.

Pothuajse 100 llojë të tjera bletësh të egra tani konsiderohen të kërcënuara, duke e çuar totalin në 172 nga 1.928 të vlerësuara, që do të thotë se një në dhjetë bletë të egra të Evropës janë në rrezik zhdukjeje.

Në vitin 2014, kjo shifër ishte 77.

IUCN raporton se më shumë se 20 për qind e specieve të bletëve të celofanit dhe bletëve të grerëzave tani janë nën kërcënim.

Midis tyre janë 15 lloje bletësh të grerëzave, pjalmues të rëndësishëm për bimë të tilla si bizelet, fasulet dhe tërfili, si dhe 14 lloje bletësh të celofanit të cilat luajnë një rol kyç në pjalmimin e margaritave dhe pemëve si panjat e kuqe.

Kriza shtrihet përtej bletëve, pasi fluturat e Evropës po përballen gjithashtu me rrezik në rritje, me 65 nga 442 speciet e vlerësuara, respektivisht rreth 15 për qind, tani të kërcënuara me zhdukje, nga 37 specie në vitin 2010.

Më shumë se 40 për qind e fluturave që gjenden vetëm në Evropë janë ose të kërcënuara ose afër zhdukjes.

Ambientalistët thonë se gjetjet paraqesin një pamje “të zymtë” për pjalmuesit e Evropës, rënia e të cilëve rrezikon si ekosistemet natyrore ashtu edhe prodhimin e ushqimit në të gjithë kontinentin evropian.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın