Bota

Bjellorusi, arrestohen mbi 700 persona gjatë protestave

"Në protestat që u mbajtën dje u arrestuan 713 persona që shkelën ligjin. Deri në paraqitjen para gjykatës do të vazhdojnë të qëndrojnë nën arrest 570 persona", tha Çemodanova

Ali Cura   | 12.10.2020
Bjellorusi, arrestohen mbi 700 persona gjatë protestave

Minsk

Në protestat pa leje që u mbajtën dje në mbarë vendin kundër rezultateve të zgjedhjeve presidenciale në Bjellorusi janë arrestuar 713 persona, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësja e Ministrisë së Brendshme, Olga Çemodanova deklaroi se të dielën në 25 rajone të ndryshme të vendit u zhvilluan protesta pa leje. Ajo vuri në dukje se morën pjesë më pak protestues në krahasim me protestat e një jave më parë dhe tërhoqi vëmendjen se është rritur agresiviteti i protestuesve të grupeve të ndryshme radikale.

Çemodanova theksoi se disa protestues në kryeqytetin Minsk sulmuan policinë me gurë dhe shkopinj ndërsa protestuesit e tjerë ndërprenë trafikun në disa rrugë brenda qytetit, dëmtuan infrastrukturën dhe formuan barrikada.

Sipas saj, forcat e sigurisë kanë përdorur mjete speciale për të marrë masat dhe se policia ka arrestuar pjesëmarrësit më aktivë. Ajo tha se në protestat e zhvilluara në mbarë vendin kanë marrë pjesë rreth 11 mijë persona. "Në protestat që u mbajtën dje u arrestuan 713 persona që shkelën ligjin. Deri në paraqitjen para gjykatës do të vazhdojnë të qëndrojnë nën arrest 570 persona", nënvizoi Çemodanova.

Pasi presidenti aktual Alexander Lukashenko shpalli fitoren në zgjedhjet presidenciale të mbajtura më 9 gusht, në Bjellorusi filluan protestat në të gjithë vendin me pretendimin për "mashtrime në zgjedhje". Protestuesit, krahas zgjedhjeve të reja kërkojnë edhe ndryshimin e kushtetutës së vendit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın