Bizhuteri “të paçmuara” vidhen nga Muzeu i Luvrit në Paris
Ministri francez i Punëve të Brendshme, Laurent Nunez, i cili e cilësoi incidentin si një “grabitje të madhe”, tha se autorët hynë në muze përmes një ngritje shporte, duke përdorur një platformë të montuar mbi një kamion.
Londër
Bizhuteri “të paçmuara” janë vjedhur nga muzeu ikonik i Luvrës në kryeqytetin francez Paris gjatë një “grabitjeje të madhe”, raporton Anadolu.
Më herët gjatë ditës, Muzeu i Luvrit u mbyll pasi ndodhi grabitja.
“Nuk ka të lënduar për t’u raportuar. Jam në vendngjarje së bashku me ekipet e muzeut dhe policinë,” tha ministrja franceze e Kulturës, Rachida Dati, përmes platformës sociale të kompanisë amerikane X.
Ajo shtoi se hetimet për incidentin janë në zhvillim e sipër.
Muzeu gjithashtu njoftoi se do të qëndrojë i mbyllur të dielën “për arsye të jashtëzakonshme".
Më vonë, ministri francez i Punëve të Brendshme, Laurent Nunez, i cili e cilësoi incidentin si një “grabitje të madhe”, tha se autorët hynë në muze përmes një ngritje shporte, duke përdorur një platformë të montuar mbi një kamion.
“Këto janë bizhuteri me vlerë të vërtetë trashëgimie dhe në fakt janë të paçmuara”, tha Nunez për radion France Inter.
Ministri francez gjithashtu tha se autorët e krimit u arratisën me dy motoçikleta.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
