Bota

Bisedë telefonike Lukashenko-Putin për krizën e emigrantëve në kufirin Bjellorusi-Poloni

"Dy liderët në një bisedë telefonike diskutuan për situatën në kufirin Bjellorusi-Poloni si dhe veprimet e përbashkëta në fushën e mbrojtjes të Shtetit Union Rusi-Bjellorusi", thuhet në deklaratë

Ali Cura  | 16.11.2021 - Përdıtësım : 17.11.2021
Bisedë telefonike Lukashenko-Putin për krizën e emigrantëve në kufirin Bjellorusi-Poloni

Minsk

Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, lidhur me krizën e emigrantëve në kufirin Bjellorusi-Poloni, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim nga Presidenca bjelloruse thuhet se dy liderët në një bisedë telefonike diskutuan për situatën në kufirin Bjellorusi-Poloni si dhe veprimet e përbashkëta në fushën e mbrojtjes të Shtetit Union Rusi-Bjellorusi.

"Është diskutuar edhe për situatën në Ukrainë dhe stërvitjet ushtarake të paplanifikuara të SHBA-së në kufijtë e Rusisë dhe në Detin e Zi", thuhet në deklaratën në të cilën theksohet se Lukashenko e ka informuar presidentin rus lidhur me bisedën telefonike që zhvilloi me kancelaren gjermane, Angela Merkel.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın