Bisedimet bërthamore Iran-SHBA do të vazhdojnë në Oman më 15 qershor
Që nga prilli, Teherani dhe Washingtoni janë angazhuar në pesë raunde negociatash të tërthorta bërthamore në Maskat dhe Romë, të ndërmjetësuara nga Omani

Teheran
Raundi i gjashtë i bisedimeve bërthamore midis Iranit dhe SHBA-së do të mbahet në kryeqytetin e Omanit, Maskat, më 15 qershor, transmeton Anadolu.
“Raundi i ardhshëm i bisedimeve indirekte Iran-SHBA është planifikuar të mbahet në Maskat të dielën e ardhshme”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Esmaeil Baghaei tha në një deklaratë në lidhje me çështjen.
Presidenti i SHBA-së Donald Trump kishte njoftuar në një deklaratë pas një telefonate me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu se bisedimet me Iranin do të mbaheshin më 12 qershor.
Që nga prilli, Teherani dhe Washingtoni janë angazhuar në pesë raunde negociatash të tërthorta bërthamore në Muskat dhe Romë, të ndërmjetësuara nga Omani. Ndërsa të dyja palët kanë pranuar njëfarë progresi, ende nuk është arritur një përparim vendimtar.
Ajo që po ndërlikon bisedimet është këmbëngulja e SHBA-së që Irani të çmontojë programin e tij të pasurimit të uraniumit, një kërkesë që zyrtarët e lartë iranianë, përfshirë ministrin e Jashtëm dhe kryenegociatorin Abbas Araghchi, e kanë quajtur “të panegociueshme”.
Trump ka kërcënuar me veprime ushtarake kundër Iranit nëse nuk arrihet marrëveshje e re bërthamore për të zëvendësuar marrëveshjen bërthamore të vitit 2015, nga e cila Washingtoni u tërhoq në vitin 2018.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.