Bota

Bilanci i viktimave në Gaza rritet mbi 59.500 derisa Izraeli vazhdon luftën gjenocidale ndaj palestinezëve

- Ministria e Shëndetësisë me bazë në Gaza tha se 23 palestinezë u vranë dhe mbi 68 të tjerë u plagosën gjatë përpjekjeve për të marrë ndihma humanitare në 24 orët e fundit

Mohammad Sıo  | 24.07.2025 - Përdıtësım : 24.07.2025
Bilanci i viktimave në Gaza rritet mbi 59.500 derisa Izraeli vazhdon luftën gjenocidale ndaj palestinezëve

Istanbul

STAMBOLL (AA) - Të paktën 59.586 palestinezë janë vrarë nga lufta gjenocidale e Izraelit në Rripin e Gazës që nga tetori i vitit 2023, transmeton Anadolu.

Ministria e Shëndetësisë me bazë në Gaza bëri të ditur se 89 trupa janë sjellë në spitale gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa 453 persona janë plagosur, duke e çuar numrin total të të plagosurve në 143.498 që nga fillimi i ofensivës izraelite.

“Shumë viktima ende ndodhen nën rrënoja dhe në rrugë, pasi ekipet e shpëtimit nuk mund të arrijnë tek ta”, theksoi ministria.

Ajo gjithashtu bëri të ditur se numri i të vdekurve u rrit ndjeshëm pasi u identifikuan 279 viktima të tjera dhe emrat e tyre u shtuan në regjistrin zyrtar.

Po ashtu ministria raportoi se 23 palestinezë u vranë dhe mbi 68 të tjerë u plagosën gjatë përpjekjeve për të marrë ndihma humanitare në 24 orët e fundit. Me këto shifra të fundit, numri total i palestinezëve të vrarë gjatë përpjekjes për të marrë ndihma që nga 27 maji ka shkuar në 1.083, ndërsa mbi 7.275 të tjerë janë plagosur.

Ushtria izraelite rinisi sulmet në Rripin e Gazës më 18 mars, duke thyer një marrëveshje për armëpushim dhe shkëmbim të të burgosurve që kishte hyrë në fuqi në muajin janar. Vetëm që atëherë, janë vrarë 8.447 persona dhe janë plagosur 31.457 të tjerë.

Në nëntor të vitit të kaluar, Gjykata Penale Ndërkombëtare lëshoi urdhërarreste për kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin e Mbrojtjes, Yoav Gallant, duke i akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.

Izraeli gjithashtu përballet me një padi gjenocidi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për luftën në enklavën palestineze.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın