Bota

Bie një raketë në brigjet e Rripit të Gazës, humbin jetën 3 peshkatarë

Kryetari i Sindikatës së Peshkatarëve Palestinezë, Nizar Ayyash tha se një raketë goditi një anije peshkatarësh që ndodhej në brigjet e rajonit jugor të Gazës

Mustafa Deveci  | 07.03.2021 - Përdıtësım : 08.03.2021
Bie një raketë në brigjet e Rripit të Gazës, humbin jetën 3 peshkatarë

Kuds

Të paktën 3 peshkatarë palestinezë e kanë humbur jetën si pasojë e rënies së një rakete në brigjet e Rripit të Gazës nën bllokadën e Izraelit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Kryetari i Sindikatës së Peshkatarëve Palestinezë, Nizar Ayyash tha se një raketë goditi një anije peshkatarësh që ndodhej në brigjet e rajonit jugor të Gazës.

Ai tha se 3 peshkatarët palestinezë që ndodheshin në anije humbën jetën dhe se nuk kanë dijeni se nga është lëshuar raketa.

Në një deklaratë me shkrim nga ushtria izraelite thuhet se nuk kanë lidhje me ngjarjen ku kanë humbur jetën 3 peshkatarët.

Në deklaratë u mbrojt ideja se sipas gjetjeve të ushtrisë izraelite incidenti që ka shkaktuar vdekjen e 3 peshkatarëve, buron nga një shpërthim i ndodhur brenda Gazës.

Ndërkohë nga Ministritë e Shëndetësisë, Punëve të Brendshme dhe Sigurisë Kombëtare në Gaza nuk është dhënë ende ndonjë deklaratë lidhur me çështjen.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.