Bota

Biden jep sinjale se mund të takohet me liderin e Koresë së Veriut

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden dha sinjale se mund të takohet me liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un nëse ai do tregohet "i sinqertë dhe serioz"

Mehmet Alaca  | 21.05.2022 - Përdıtësım : 22.05.2022
Biden jep sinjale se mund të takohet me liderin e Koresë së Veriut

Ankara

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden dha sinjale se mund të takohet me liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un nëse ai do tregohet "i sinqertë dhe serioz", transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të Yonhap, Biden në fazën e parë të vizitës së tij që filloi dje në Azi, mbajti një konferencë të përbashkët për media pas takimeve dypalëshe në kryeqytetin e Koresë së Jugut, Seul, me presidentin e koreano-jugor, Yoon Suk-yeol i cili mori detyrën e presidentit 11 ditë më parë.

Të dy liderët ranë dakord që kundër kërcënimeve bërthamore dhe raketore në rritje të Koresë së Veriut të zhvillohen stërvitje ushtarake më të mëdha dhe që të vendosen më shumë armë të SHBA-së për të penguar Phenianin.

"Aleanca mes Koresë së Jugut dhe SHBA-së nuk ka qenë kurrë kaq e fortë dhe e gjallë. Presidenti Yoon dhe unë duke përmirësuar më tej qëndrimin tonë parandalues dhe duke punuar për denuklarizimin e plotë të Koresë së Veriut shprehëm angazhimin që të punojmë së bashku dhe të forcojmë marrëdhënien tonë të afërt për të luftuar me vështirësitë e sigurisë rajonale, përfshirë edhe kërcënimet që burojnë nga Koreja e Veriut", tha Biden.

Duke bërë vlerësime për çështjen nëse është apo jo i hapur për t'u takuar me liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un, presidenti amerikan Biden tha se "Kjo varet nëse (Kim) është apo jo i sinqertë dhe serioz".

Biden vuri në dukje se Washingtoni ka propozuar dërgimin e vaksinave kundër COVID-19 ndaj Kinës dhe Koresë së Veriut por që nuk kanë mundur të marrin përgjigje për këtë propozim.

Presidenti amerikan theksoi se në mënyrë që rajoni Indo-Paqësor të mbetet i "lirë dhe i hapur" është e nevojshme që të zhvillohet edhe më tej aleanca mes SHBA-së dhe Koresë së Jugut e cila daton që nga Lufta e Koresë e viteve 1950-1953.

Ai bëri të ditur se ka nevojë për bashkëpunim shumë më të afërt mes demokracive në Paqësor. "Jo vetëm në aspektin ushtarak, por edhe në atë ekonomik dhe politik", tha Biden.

Pas vizitës së tij në Korenë e Jugut, Biden do të udhëtojë në Japoni ku do të marrë pjesë në takimin e samitit që do të mbajë në Tokio më 24 maj Aleanca Quad e përbërë nga SHBA-ja, Australia, Japonia dhe India.

- Kërkim për balancimin e ndikimit në rritje të Kinës

Vizita e parë e Bidenit në Azi shihet nga SHBA-ja si një hap i rëndësishëm drejt krijimit të një platforme rajonale të përbashkët me vendet e rajonit të afërta me të për të balancuar ndikimin në rritje të Kinës në rajon.

SHBA-ja synon të thellojë bashkëpunimin e saj me IPEF dhe partnerët e saj në Indo-Paqësor për çështje të tilla si tregtinë dixhitale, qëndrueshmërinë e zinxhirit furnizues, infrastrukturën, teknologjitë e gjelbra, taksat dhe luftën kundër korrupsionit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.