Bota

Biden: Izraeli po humbet mbështetjen në mbarë botën, Netanyahu duhet të ndryshojë qeverinë e tij

"Kjo është qeveria më konservatore në historinë e Izraelit”, tha Biden, duke shtuar se qeveria e Netanyahu-t “nuk dëshiron një zgjidhje me dy shtete”

Rabia İclal Turan  | 12.12.2023 - Përdıtësım : 13.12.2023
Biden: Izraeli po humbet mbështetjen në mbarë botën, Netanyahu duhet të ndryshojë qeverinë e tij

Washington DC

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka deklaruar se Izraeli po humbet mbështetjen në mbarë botën dhe se kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, “duhet të forcojë dhe ndryshojë” qeverinë e tij, raporton Anadolu.

Biden tha se Netanyahu kishte “vendim të vështirë për të marrë”.

“Kjo është qeveria më konservatore në historinë e Izraelit”, tha Biden në një mbledhje fondesh për fushatën në Washington, duke shtuar se qeveria e Netanyahu-t “nuk dëshiron një zgjidhje me dy shtete”.

Presidenti amerikan tha se Netanyahu “duhet të forcojë dhe ndryshojë” qeverinë e tij për “të gjetur një zgjidhje afatgjate për konfliktin izraelito-palestinez”.

Komentet e tij erdhën pasi më herët Netanyahu pranoi se ka mosmarrëveshje me Biden-in për Rripin e Gazës “pas Hamasit”.

“Po, ka një mosmarrëveshje kur bëhet fjalë për ‘ditën pas Hamasit’ dhe shpresoj se do të arrijmë një marrëveshje edhe këtu”, tha Netanyahu.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.