Bota

Biden heq disa kufizime ndaj Kubës të vendosura në periudhën e Trump-it

Me vendimin e Biden-it do të rifillojnë fluturimet drejt qyteteve jashtë kryeqytetit të Kubës Havana dhe programet e bashkimit familjar

Dildar Baykan Atalay  | 17.05.2022 - Përdıtësım : 17.05.2022
Biden heq disa kufizime ndaj Kubës të vendosura në periudhën e Trump-it

Washington DC

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka hequr disa nga kufizimet e vendosura ndaj Kubës nga presidenti i mëparshëm, Donald Trump, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim nga Shtëpia e Bardhë, u njoftua se Biden anuloi disa nga vendimet e marra kundër Kubës gjatë periudhës së Trump-it.

Thuhet se me vendimin e Biden-it do të rifillojnë fluturimet drejt qyteteve jashtë kryeqytetit të Kubës Havana dhe programet e bashkimit familjar.

Në deklaratë thuhet se do të lejohen edhe vizitat grupore në Kubë për qëllime arsimore apo biznesi, dhe se është hequr edhe kufiri i dërgimit të parave në këtë vend prej 1.000 dollarësh për çdo tre muaj.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın