Bota

Biden do të miratojë politikën e "durimin strategjik" me Kinën

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, tha se presidenti Biden do të pres që rishqyrtimi "gjithëpërfshirës" të përfundojë para se ai të përcaktojë për veprimin e tij, por shtoi se qasja e presidentit do të jetë "shumëpalëshe"

Michael Gabriel Hernandez  | 26.01.2021 - Përdıtësım : 26.01.2021
Biden do të miratojë politikën e "durimin strategjik" me Kinën Foto: AA/Arhiv

Washington

Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden, do të miratojë një politikë të "durimit strategjik" me Kinën përderisa SHBA këshillohet brenda vendit dhe me aleatët për sfidat e saj në rritje, transmeton Anadolu Agency (AA).

"Ajo që kemi parë gjatë viteve të fundit është se Kina po zhvillohet si më autoritare brenda vendit dhe më këmbëngulëse jashtë vendit, si dhe Pekini tani po sfidon sigurinë, prosperitetin dhe vlerat tona në mënyra domethënëse që kërkojnë një qasje të re të SHBA-ve. Ne duam t'i qasemi kësaj me ca durim strategjik", tha para gazetarëve Jen Psaki, zëdhënëse e Shtëpisë së Bardhë.

Administrata e presidentit Biden është në mes të një rishqyrtimi ndër-institucional të një spektri të gjerë të politikave që kanë të bëjnë me Kinën, përfshirë tregtinë, përderisa po ashtu këshillohet edhe me Kongresin dhe aleatët e huaj për mënyrën më të mirë për të vepruar.

Psaki tha se presidenti Biden do të pres që rishqyrtimi "gjithëpërfshirës" të përfundojë para se ai të përcaktojë për veprimin e tij, por shtoi se qasja e presidentit do të jetë "shumëpalëshe".

"Presidenti është i përkushtuar të ndalojë abuzimet ekonomike të Kinës në shumë fronte dhe mënyra më efektive për ta bërë këtë është përmes punës me aleatët dhe partnerët tanë", tha ajo.

Kjo është në kontrast të plotë me ish-presidentin amerikan, Donald Trump, marrëdhënia e të cilit me presidentin kinez, Xi Jinping, shpesh ishte e tensionuar, fillimisht për mosmarrëveshjet tregtare, por më vonë edhe për trajtimin e pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19) nga Kina.

Trump personalisht fajësoi zyrtarët kinezë për krizën shëndetësore, në shumë raste duke e lidhur virusin me Kinën.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.