Bota

Biden dhe princi i kurorës së EBA-së diskutuan për Iranin dhe konfliktin në rajonin Tigray

"Ata diskutuan për sfidat rajonale dhe globale, përfshirë Afganistanin, dimensionet bërthamore dhe rajonale të kërcënimit nga Irani si dhe kërkimin e përbashkët për paqe në Lindjen e Mesme"

Servet Günerigök  | 05.05.2021 - Përdıtësım : 05.05.2021
Biden dhe princi i kurorës së EBA-së diskutuan për Iranin dhe konfliktin në rajonin Tigray

Washington

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden dhe princi i kurorës së Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohamed bin Zayed Al Nahyan (EBA) në një bisedë telefonike diskutuan një sërë çështjesh, përfshirë Iranin dhe konfliktin në rajonin Tigray të Etiopisë, njoftoi të martën Shtëpia e Bardhë, transmeton Anadolu Agency (AA).

"Ata diskutuan për sfidat rajonale dhe globale, përfshirë Afganistanin, dimensionet bërthamore dhe rajonale të kërcënimit të paraqitur nga Irani si dhe kërkimin e përbashkët për de-përshkallëzim dhe paqe në Lindjen e Mesme", theksoi rezidenca presidenciale në një njoftim.

"Në këtë drejtim, presidenti Biden nënvizoi rëndësinë strategjike të normalizimit të marrëdhënieve midis EBA-së dhe Izraelit. Ai shprehu mbështetjen e tij të plotë për forcimin dhe zgjerimin e këtyre marrëveshjeve", thuhet më tej.

Të dy udhëheqësit po ashtu u dakorduan mbi prioritetet e punës së përbashkët për të adresuar konfliktin në Tigray, përfshirë krizën humanitare.

Biden përgëzoi princin e kurorës për 50 vjetorin e ardhshëm të pavarësisë së EBA-së dhe reflektoi në përpjekjet bashkëpunuese që të dy vendet kanë ndërmarrë në çështje që variojnë nga hapësira te klima e deri tek mbrojtja dhe siguria.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.