Bota

Biden deri më 11 shtator do të tërheq të gjitha forcat amerikane nga Afganistani

Një zyrtar i lartë i administratës amerikane, tha se presidenti Biden është i vendosur të tërheq të gjitha forcat amerikane deri në 20 vjetorin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit të vitit 2001

Michael Gabriel Hernandez  | 13.04.2021 - Përdıtësım : 14.04.2021
Biden deri më 11 shtator do të tërheq të gjitha forcat amerikane nga Afganistani Foto: AA/Arhiv

Washington

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka urdhëruar tërheqjen e plotë të të gjitha trupave luftarake nga Afganistani deri më 11 shtator, transmeton Anadolu Agency (AA).

Një zyrtar i lartë i administratës amerikane, i cili foli me gazetarët me kusht para njoftimit të presidentit Biden që pritet nesër, tha se presidenti amerikan është i vendosur të tërheq të gjitha forcat amerikane deri në 20 vjetorin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit të vitit 2001.

Megjithatë, afati kohor i presidentit Biden do të dëmtojë marrëveshje midis SHBA-së dhe talebanëve të ndërmjetësuar nën ish-presidentit Donald Trump, e cila bën thirrje që tërheqja e plotë e SHBA-së të përfundojë jo më vonë se 1 maj.

Talebanët më herët kishin kërcënuar se do të ri-fillojnë sulmet kundër forcave amerikane nëse nuk përmbushet afati. Zyrtari amerikan paralajmëroi kundër çdo veprimi të tillë përderisa po zhvillohet procesi për të tërhequr forcat e SHBA-së dhe NATO-s, duke shtuar se çdo sulm "ndaj trupave të SHBA-së do të pritet me një përgjigje të fuqishme".

Biden javëve të fundit ka qartësuar në mënyrë të përsëritur se afati i negociuar i administratës së ish-presidentit Trump nuk do të përmbushet, duke theksuar se afati kohor i 25 marsit do të ishte "e vështirë të përmbushet".

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.