Biden bisedën e parë telefonike me lider të huaj e zhvilloi me kryeministrin kanadez Trudeau
Gjatë bisedës midis dy liderëve u diskutua rëndësia e marrëdhënieve SHBA-Kanada, bashkëpunimi në luftën kundër koronavirusit të ri (COVID-19), përforcimi i lidhjeve ekonomike dhe bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes

Washington
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, si president i sapoardhur në detyrë zhvilloi bisedën e parë telefonike me një lider të huaj me kryeministrin e Kanadasë, ku diskutuan marrëdhëniet mes dy shteteve, transmeton Anadolu Agency (AA).
Shtëpia e Bardhë njoftoi se presidenti i ri i SHBA-së Joe Biden telefonatën e parë me një lider shtetëror e realizoi me kryeministrin e Kanadasë, Justin Trudeau.
Gjatë bisedës midis dy liderëve u diskutua rëndësia e marrëdhënieve SHBA-Kanada, bashkëpunimi në luftën kundër koronavirusit të ri (COVID-19), përforcimi i lidhjeve ekonomike dhe bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes, thuhet në njoftim.
Biden ka theksuar se e kupton shqetësimin e kryeministrit kanadez për shkak të anulimit të projektit të naftësjellësit Keystone XL.
"Presidenti Biden edhe njëherë theksoi rëndësinë e vazhdimit të dialogut dypalësh dhe forcimin e marrëdhënieve me Kanadanë", njoftohet më tej.
Ndërkaq, dy liderët kanë rënë dakord që të zhvillojnë edhe një bisedë tjetër brenda muajit për të forcuar bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve.