Betlehem në pritje të pelegrinëve dhe turistëve për Krishtlindje
Edhe këtë vit pritet që Krishtlindjet në Betlehem të presin rreth 100 mijë besimtarë dhe turistë, ndërsa qyteti është dekoruar prej ditësh me drita dhe zbukurime të tjera

Bethlehem
BETHLEHEM (AA) – Shërbimet kompetente kanë përfunduar dekorimet para Krishtlindjeve të Betlehemit i cili është atraksioni kryesor turistik në Bregun e pushtuar Perëndimor, ku Krishtlindjet i presin mijëra pelegrinë dhe turistë, raporton Anadolu Agency (AA).
Edhe këtë vit pritet që Krishtlindjet në Betlehem të presin rreth 100 mijë besimtarë dhe turistë, ndërsa qyteti është dekoruar prej ditësh me drita dhe zbukurime të tjera.
Festimet do të kulmojnë në meshën e mesnatës në Kishën e vjetër 17 shekullore për të cilën krishterët besojnë se është ndërtuar në vendin ku ka lindur Jezusi.
Në sheshin e afërt Mangera, apo më saktë në Sheshin Jaslica është vendosur bredhi i Krishtlindjeve i gjatë 15 metra, rreth të cilit mblidhen njerëzit dhe këndojnë.