Bota

Berlin, disa të arrestuar në protestën kundër sulmit izraelit ndaj Koalicionit të Flotiljes së Lirisë

Protesta u mbajt kundër sulmeve izraelite ndaj anijeve që transportonin ndihma humanitare në Gaza

Ajdin Aliji  | 09.10.2025 - Përdıtësım : 09.10.2025
Berlin, disa të arrestuar në protestën kundër sulmit izraelit ndaj Koalicionit të Flotiljes së Lirisë Foto: İlkin Eskipehlivan/AA

Shkup

Protestuesit pro-palestinezë u mblodhën në Rrugën Mehringdamm në Berlin, Gjermani, për të protestuar kundër sulmeve izraelite ndaj anijeve që transportonin ndihma humanitare në Gaza, raporton Anadolu.

Policia ndërhyri dhe ndaloi disa demonstrues.

- Koalicioni i Flotiljes së Lirisë

Koalicioni i Flotiljes së Lirisë, i cili u nis nga Italia, arriti në brigjet e Egjiptit me disa anije që transportonin më shumë se 140 persona nga 30 vende për të dërguar ndihmë humanitare në Gaza dhe për të thyer bllokadën izraelite.

Flotilja, e përbërë kryesisht nga mjekë, punonjës të kujdesit shëndetësor dhe anëtarë të shtypit, u sulmua nga ushtria izraelite në orët e para të mëngjesit të 8 tetorit.

Pasagjerët në flotilje, e cila u sulmua në ujërat ndërkombëtare afërsisht 120 milje detare nga Gaza, u ndaluan në mënyrë të paligjshme nga Izraeli.

Ushtria izraelite sulmoi Flotiljen Globale "Sumud" në mbrëmjen e 1 tetorit, duke ndaluar pasagjerët në anije. Pas procedurave të "dëbimit", pothuajse të gjithë qindra aktivistët u kthyen në vendet e tyre.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın