Bota

Belgjikë, rritet në 37 numri i të vdekurve nga përmbytjet

Aktualisht, vetëm gjashtë persona rezultojnë të zhdukur, për të cilët ekipet e shpëtimit janë duke i vazhduar intensivisht aktivitetet e kërkimit dhe shpëtimit

Ömer Tuğrul Çam  | 23.07.2021 - Përdıtësım : 23.07.2021
Belgjikë, rritet në 37 numri i të vdekurve nga përmbytjet

Bruksel

Numri i personave që humbën jetën në përmbytjet që ndodhën javën e kaluar në Belgjikë është rritur në 37, transmeton Anadolu Agency (AA).

Qendra Kombëtare e Krizave njoftoi se bilanci i viktimave u rrit pasi pesë persona të tjerë fati i të cilëve nuk dihej më parë u zbulua të kenë vdekur.

Aktualisht, vetëm gjashtë persona rezultojnë të zhdukur, për të cilët ekipet e shpëtimit janë duke i vazhduar intensivisht aktivitetet e kërkimit dhe shpëtimit.

Përmbytjet e shkaktuara nga reshjet e mëdha të shiut në Belgjikë javën e kaluar goditën qytetet si Liege, Vervier, Spa, Namur si dhe qytetet përreth.

Mijëra ndërtesa dhe ura në rajon u shkatërruan ose u bënë të papërdorshme. Puna e heqjes së mbeturinave po vazhdon në zonë. Policia njoftoi se numri i ekipeve në rajon është rritur kundër plaçkitjes dhe vjedhjes.

Po ashtu, punët e riparimit vazhdojnë në shumë fshatra dhe qytete ku ka ndërprerje të energjisë elektrike dhe ujit. Në disa vende, thuhet se mund të duhen javë ose madje muaj që infrastruktura të kthehet plotësisht në normalitet.

Pas paralajmërimeve për reshje të mëdha të shiut që priten këtë fundjavë, po punohet për forcimin dhe ngritjen në brigjet e lumenjve për të parandaluar që lumenjtë të mos vërshojnë sërish.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın