Belgjika në pasaporta do të vendosë fotografi të filmave vizatimor
Qeveria belge ka njoftuar se pasaportat nuk do të përmbajnë më imazhe ndërtesash, por në vend të kësaj do të përmbajnë personazhe dhe objekte nga librat komik
Bruksel
Dizajni i pasaportave të reja që do të shtypen në Belgjikë do të shfaq pamje nga romanet me famë botërore vendore si 'Tintin', 'Red Kit' dhe 'The Smurfs', transmeton Anadolu Agency (AA).
Qeveria belge ka njoftuar se pasaportat nuk do të përmbajnë më imazhe ndërtesash, por në vend të kësaj do të përmbajnë personazhe dhe objekte nga librat komik.
Modelet e reja të pasaportave u prezantuan nga sekretarja e shtetit, Sophie Wilmes. Raketa e Tintin u shfaq në faqen e parë të pasaportës së mbajtur nga Wilmes, duke thënë se pasaporta belge është një nga më të fuqishmet në botë.
Veprat e romaneve belge u botuan në shumë vende të botës dhe ato u bënë filma vizatimor ose u xhiruan filma artistikë. Këtu përfshihen personazhe si 'Tintin', 'Red Kit', 'The Smurfs', 'Nero', 'Jommeke' dhe 'Le Chat'.
Gjithashtu thuhet se elementet e sigurisë kundër falsifikimit në pasaportat e reja që do të lëshohen në Belgjikë janë dyfishuar në 48. Në pasaportat e reja është shtuar barkodi dhe dy faqe të tjera.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
