Bota

Belgjika kërkon të respektohet sovraniteti i Sirisë pas sulmeve izraelite

Belgjika shprehu "shqetësim të thellë" për sulmet dhe inkursionet e përsëritura izraelite në Siri, duke theksuar se sovraniteti dhe integriteti territorial i Sirisë duhet të respektohen

Melike Pala  | 01.12.2025 - Përdıtësım : 01.12.2025
Belgjika kërkon të respektohet sovraniteti i Sirisë pas sulmeve izraelite

Bruksel

Belgjika shprehu "shqetësim të thellë" për sulmet dhe inkursionet e përsëritura izraelite në Siri, duke theksuar se sovraniteti dhe integriteti territorial i Sirisë duhet të respektohen, transmeton Anadolu.

Në një postim në platformën amerikane të mediave sociale X, Ministria e Jashtme belge tha se sulmet e vazhdueshme, përfshirë "raportet për viktima civile" në Beit Jinn, rrisin tensionet dhe kërcënojnë sigurinë rajonale.

"Sovraniteti dhe integriteti territorial i Sirisë duhet të respektohen", tha ministria.

Pas rënies së regjimit të Bashar al-Assadit në fund të vitit 2024, Izraeli zgjeroi pushtimin e Lartësive të Golanit në Siri duke pushtuar zonën e demilitarizuar tampon, veprim që shkeli marrëveshjen e vitit 1974 me Sirinë.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın