Bota, Shëndetësi

Belgjika kërkon rregulla më të rrepta të BE-së për cigaret elektronike

Ministri i Shëndetësisë paralajmëron për një "epidemi" dhe kërkon ndalimin e cigareve elektronike njëpërdorimëshe

Şeyma Erkul Dayanç  | 26.03.2026 - Përdıtësım : 26.03.2026
Belgjika kërkon rregulla më të rrepta të BE-së për cigaret elektronike

Stamboll

Ministri i Shëndetësisë i Belgjikës, Frank Vandenbroucke i bëri thirrje Bashkimit Evropian (BE) të forcojë rregulloret për përdorimin e cigareve elektronike, duke paralajmëruar për rreziqe në rritje për shëndetin dhe shtim të përdorimit tek të rinjtë, transmeton Anadolu.

Duke folur për "Belga" gjatë një vizite të Komisionerit të BE-së, Michael McGrath në Sciensano në Bruksel, Vandenbroucke e përshkroi përdorimin e cigareve elektronike si një "epidemi" dhe akuzoi industrinë se po synon të rinjtë.

Ai tha se cigaret elektronike përmbajnë "mijëra përbërës", përfshirë metale dhe komponime kimike që formohen gjatë ngrohjes, të cilat mund të paraqesin rreziqe për shëndetin.

Vandenbroucke bëri thirrje për kontrolle më të rrepta në nivel të BE-së mbi substancat e përdorura në cigaret elektronike dhe ndalimin e cigareve elektronike njëpërdorimëshe në të gjithë bllokun, duke theksuar se një ndalim i tillë tashmë është në fuqi në Belgjikë.

Ai kërkoi kufizime për aromat, të ngjashme me rregullat në Holandë që lejojnë vetëm aromën e duhanit. McGrath tha se shkalla e problemit është e konsiderueshme dhe bëri thirrje për bashkëpunim më të fortë në të gjithë Evropën.

Pas vëzhgimit të testeve laboratorike në Sciensano, ai tha se BE-ja duhet të përdorë më mirë kërkimet ekzistuese dhe të përmirësojë koordinimin ndërmjet autoriteteve kombëtare.

Komisioni Evropian pritet të propozojë rregulla të përditësuara për mbikëqyrjen e tregut gjatë këtij viti.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.