Belgjika jep alarm për nivele të rrezikshme të të nxehtit ekstrem
Temperaturat do të kalojnë 35 gradë në shumë pjesë të perëndimit dhe qendrës së vendit. Në disa rajone, temperaturat do të arrijnë 36 dhe 37 gradë

Bruksel
Instituti Mbretëror Meteorologjik Belg (RMI) ka lëshuar "alarm portokalli", duke njoftuar se temperaturat në vend mund të kalojnë 35 gradë Celsius midis 1-3 korrikut, duke arritur nivele të rrezikshme, transmeton Anadolu.
Në një deklaratë me shkrim nga RMI, Belgjika ka hyrë në valën e të nxehtit që ka përfshirë të gjithë Evropën që nga sot. Temperaturat do të kalojnë 35 gradë në shumë pjesë të perëndimit dhe qendrës së vendit. Në disa rajone, temperaturat do të arrijnë 36 dhe 37 gradë.
Për këtë arsye, u lëshua "alarm portokalli" për periudhën mes 1-3 korrikut, duke u bërë thirrje qytetarëve të jenë të kujdesshëm dhe të marrin masa paraprake për temperaturat që do të arrijnë nivele të rrezikshme.
Në kuadër të kësaj është bërë paralajmërimi që të moshuarit, fëmijët dhe ata me probleme të zemrës të jenë të kujdesshëm dhe se aktivitetet në natyrë duhet të kufizohen.
Herën e fundit që një alarm i këtij niveli u lëshua në vend ishte në gusht 2024 ndërsa "alarmi i kuq" u lëshua në gusht 2020.
Edhe pse temperaturat këtë javë nuk do të arrijnë nivele rekord, ato plotësojnë kriteret për një "valë të nxehtit" pasi nuk do të bien nën 25 gradë për 5 ditë rresht dhe do të mbeten mbi 30 gradë për të paktën tre ditë.
RMI thekson se mesatarja për muajin korrik në Belgjikë është 23 gradë në ditë.