Bota

Belgjika do të thërrasë ambasadorin izraelit në Ministrinë e Jashtme

Ministrja e Jashtme belge, Lahbib tha se do të thërrasë në MPJ ambasadorin izraelit në Bruksel për të dënuar sulmin që vrau punonjësin e Agjencisë Federale të Zhvillimit (Enabel) në Gaza

Selen Valente Rasquinho  | 25.04.2024 - Përdıtësım : 26.04.2024
Belgjika do të thërrasë ambasadorin izraelit në Ministrinë e Jashtme

Bruksel

Ministrja e Punëve të Jashtme të Belgjikës, Hadja Lahbib tha se do të thërrasë në Ministrinë e Jashtme ambasadorin e Izraelit në Bruksel për të dënuar sulmin që vrau punonjësin e Agjencisë Federale të Zhvillimit (Enabel) në Gaza, transmeton Anadolu.

Lahbib, në deklaratën në llogarinë e saj X, pas vrasjes së anëtarit të stafit të Enabel në Gaza, Abdullah Nabhan, në bombardimet izraelite deklaroi se do të thërriste ambasadorin e Izraelit në Ministrinë e Jashtme.

Duke shprehur ngushëllimet e saj për familjen dhe kolegët e Nabhan-it, Lahbib tha: "Bombardimi i zonave dhe popullsive civile është kundër ligjit ndërkombëtar. Do të thërras ambasadorin izraelit për të dënuar këtë veprim të papranueshëm dhe për të kërkuar shpjegim".

Ministrja belge e Bashkëpunimit, Caroline Gennez tha se punonjësi 33-vjeçar i Enabel i quajtur Abdullah Nabhan dhe djali i tij 7-vjeçar humbën jetën në bombardimet në qytetin Rafah në Gaza.

Ndërtesa e Enabel u shkatërrua plotësisht në sulmin izraelit më 1 shkurt.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın