Belgjika do të pajiset me sistemin e parë të mbrojtjes ajrore NASAMS në vitin 2027
Kryeministri Bart De Wever njoftoi se një bateri e parë NASAMS është porositur tashmë dhe do të mbërrijë në vitin 2027, raportoi agjencia e lajmeve Belga
Londër
Belgjika në vitin 2027 do të marrë NASAMS-in e saj të parë, një sistem norvegjezo-amerikan të mbrojtjes ajrore, me bateri shtesë që pritet të vijnë në vitet e ardhshme, tha kryeministri i vendit të enjten, transmeton Anadolu.
Kryeministri Bart De Wever njoftoi se një bateri e parë NASAMS është porositur tashmë dhe do të mbërrijë në vitin 2027, raportoi agjencia e lajmeve Belga, duke cituar gazetën Gazet van Antwerpen.
Ai tha se sistemi do të jetë në gjendje të mbrojë gati dy të tretat e Portit të Antwerp-Bruges.
NASAMS, një sistem norvegjezo-amerikan i mbrojtjes ajrore me rreze të shkurtër dhe të mesme, mbron nga mjetet ajrore pa pilot, helikopterët, raketat lundruese, mjetet ajrore luftarake pa pilot dhe avionët me krahë të fiksuar.
Bateri shtesë pritet të vijnë në vitet e ardhshme njoftohet në raportin ku thuhet se një njësi e dytë do të lejojë mbrojtjen e të gjithë portit dhe vendeve aty pranë, duke përfshirë stacionet bërthamore.
Kryeministri belg konfirmoi gjithashtu se një sistem anti-dronë është porositur pas dhjetëra shikimeve të dronëve vitin e kaluar mbi vende të ndjeshme, duke përfshirë objekte dhe terminale kimike.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
