Bota

Belgjika do të kërkojë test të koronavirusit për udhëtarët nga Kina

"Ne do t'u themi atyre që vijnë nga Kina që duhet të tregoni prova të testimit negativ përpara se të vini, përndryshe nuk mund të vini këtu", tha Ministri Federal i Shëndetësisë, Frank Vandenbroucke

Ömer Tuğrul Çam  | 05.01.2023 - Përdıtësım : 06.01.2023
Belgjika do të kërkojë test të koronavirusit për udhëtarët nga Kina

Bruksel

Qeveria e Belgjikës ka vendosur ta bëjë të detyrueshëm për udhëtarët nga Kina paraqitjen e një testi negativ për COVID-19, transmeton Anadolu Agency (AA).

Vendimi i Belgjikës vjen pasi autoritetet shëndetësore dhe të menaxhimit të krizave të vendeve të Bashkimit Evropian (BE) ranë dakord dje të "ndjekin një qëndrim të përbashkët" dhe të "inkurajojnë fuqishëm" testimin e COVID-19.

Ministri Federal i Shëndetësisë, Frank Vandenbroucke, deklaroi se Belgjika do të ndjekë këtë rekomandim dhe do t'u kërkojë atyre që vijnë me fluturim direkt nga Kina të bëjnë një test përpara fluturimit.

"Ne do t'u themi atyre që vijnë nga Kina që duhet të tregoni prova të testimit negativ përpara se të vini, përndryshe nuk mund të vini këtu", tha Vandenbroucke.

Përveç anëtarëve të BE-së si Franca, Italia, Spanja, edhe disa vende si SHBA, Japonia dhe India kishin marrë disa masa për testimin e pasagjerëve nga Kina.

Vendet e BE-së dhe Shengenit ranë dakord gjithashtu për zbatimin e masave të koordinuara për shkak të rritjes së rasteve të COVID-19 në Kinë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın