Belgjikë, mbijeton gruaja të cilën e shtyu një i ri në shinat e metrosë
Jeta e gruas që u shty në shina u shpëtua kur treni u ndal disa metra larg saj

Bruksel
Një grua e cila u shty në shina nga një i ri teksa priste në një stacion metroje në Bruksel, kryeqytetin e Belgjikës, mbijetoi pasi treni ndaloi në çastet e fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Incidenti ka ndodhur mbrëmë në stacionin e metrosë Rogier në qendër të Brukselit. Sipas pamjeve të kamerave të sigurisë në stacionin e metrosë, i riu e shtyu pasagjeren që priste në platformë mbi shina.
Në atë moment, makinisti e ka ndaluar me forcë trenin. Jeta e gruas që u shty në shina u shpëtua kur treni u ndal disa metra larg saj.
I riu u largua nga vendi i ngjarjes, por më pas policia e arrestoi. Mësohet se i riu e ka shtyrë gruan në shina “pa arsye”.
Shëndeti i gruas është i mirë.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.