Belgjikë, protesta kundër politikave të kursimit për uljen e shpenzimeve sociale
Qeveria e re në Belgjikë, si pjesë e politikës së saj të kursimit planifikon të bëjë shkurtime serioze në shpenzime të ndryshme sociale

Bruksel
Mijëra njerëz protestuan në kryeqytetin e Belgjikës, Bruksel, kundër politikave të kursimit që do të ulnin shpenzimet sociale në vend, raporton Anadolu.
Me thirrjen e sindikatave të ndryshme në vend, rreth 15.000 njerëz punonjës në sektorë jofitimprurës si shëndetësia, organizatat e shoqërisë civile, kultura dhe artet u mblodhën përpara Stacionit të Trenit Verior në Bruksel.
Duke brohoritur slogane antiqeveritare, protestuesit përdorën rrugët kryesore të qytetit dhe marshuan disa kilometra deri në sheshin "Albertine".
Trafiku u ndërpre në zonat qendrore të Brukselit për shkak të marshimit. Protestuesit mbajtën pankarta me mbishkrimet si "Sektori i kujdesit shëndetësor në rrezik", "Solidaritet për kulturën, shëndetësinë dhe arsimin" dhe "Koha për të mbështetur sektorët jofitimprurës".
Në Belgjikë ata që punojnë në sektorin jofitimprurës vuajnë nga mungesa e stafit dhe ngarkesa e madhe e punës. Protestuesit kërkojnë që qeveritë federale dhe rajonale në Belgjikë të ndajnë më shumë burime për fusha të tilla si shëndetësia, mbështetja sociale dhe kultura.
Qeveria e re në Belgjikë, si pjesë e politikës së saj të kursimit planifikon të bëjë shkurtime serioze në shpenzime të ndryshme sociale.