BE: Rreth 33 për qind e qytetarëve të goditur nga sulmet kibernetike në 2019
Thyerja e fjalëkalimeve përmes mesazheve mashtruese, të njohura si 'phishing' dhe 'pharming' si dhe përdorimi i uebsajteve të rreme për të vjedhur informacione personale kanë qenë incidentet më të shpeshta të sigurisë në BE
Stamboll
Sipas të dhënave të publikuara sot nga autoriteti statistikor i bllokut 27-anëtarësh (Eurostat), vitin e kaluar rreth 33 për qind e qytetarëve të BE-së të moshës 16 deri në 74 vjeç kanë pasur probleme me incidente të lidhura me sigurinë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Thyerja e fjalëkalimeve përmes mesazheve mashtruese të njohura si 'phishing' dhe 'pharming' si dhe përdorimi i uebsajteve të rreme për të vjedhur informacione personale kanë qenë incidentet më të shpeshta të sigurisë në BE.
Në vitin 2019, 25 për qind e të gjitha sulmeve në bllok ishin incidente 'phishing' ndërsa 12 për qind u renditën si 'pharming'.
Pjesa më e madhe e njerëzve që përjetuan probleme të lidhura me sigurinë në bllok ishte në Danimarkë, me 50 për qind.
Ata pasohen nga Franca me 46 për qind, Suedia me 45 për qind, Malta dhe Holanda me 42 për qind secila, Bullgaria me 13 për qind dhe Greqia me 13 për qind.
Ndërkohë, më 11 shkurt të Ditës së Internetit më të Sigurt 2020, Komisioni Evropian lëshoi një deklaratë ku thuhej: "Forcimi i sigurisë në internet dhe luftimi i përmbajtjes së dëmshme, siç është fjala e urrejtjes së paligjshme, propaganda terroriste, përmbajtja e abuzimit të fëmijëve në internet dhe dezinformimi janë prioritetet kryesore për Bashkimin Evropian".
Më tej u theksua se BE-ja do të vazhdojë të fokusohet në bërjen e internetit më të sigurt dhe më të mirë.
Disa studime kanë treguar se sulmet kibernetike kanë shkaktuar dëme të mëdha në ekonominë botërore, e cila humbi 3 trilionë dollarë në vitin 2015 për shkak të sulmeve kibernetike që pritet të rriten në 6 trilionë dollarë humbje këtë vit.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.