Bota

BE propozon rregulla të reja për reklama politike në rrjetet sociale

Sipas propozimeve, kërkohet që reklama të etiketohet si politike, të zbulohet financuesi, sasia e mjeteve, si dhe kriteret e përzgjedhjes së publikut në internet

Ekip  | 25.11.2021 - Përdıtësım : 26.11.2021
BE propozon rregulla të reja për reklama politike në rrjetet sociale

Bruksel

Komisioni Evropian propozoi rregulla të reja për reklamat politike dhe transparencë, duke kërkuar që kompanitë teknologjike të zbulojnë sponsorët dhe shumën e harxhuar për fushatat, si dhe kriteret e përzgjedhjes së publikut në internet, transmeton Anadolu Agency (AA).

Masat kanë për qëllim të stimulojnë transparencën e reklamave politike në mënyrë që të mbrojnë demokracinë dhe privatësinë e qytetarëve të BE-së.

Rregullat e propozuara kërkojnë etiketim të qartë të reklamave politike dhe shfaqje të financuesit të fushatës, sa para janë paguar për fushatën dhe nga cilat fonde.

Reklamat online nga Facebook-u dhe platformat tjera, duke përfshirë edhe ato të financuara nga qeveria ruse, kanë shkaktuar kritika për dezinformimin e fshehtë, me qëllim të nxitjes së tensioneve dhe ndikimit te votuesit.

Propozimi i komisionit do të përcaktojë rregulla për të gjitha llojet e reklamave politike, por fokusi kryesor është tek gjigantët e teknologjisë dhe fushatat në rrjetet sociale, pasi do të vendosen kushte struktë të transparencës në lidhje me fushatat online.

Rregullat do të ndalonin teknikat dhe mundësinë e përzgjedhjes për reklamat politike në bazë të të dhënave të ndjeshme, siç janë përkatësia etnike, fetare, ose orientimin seksual, pa pëlqimin e qartë të përdoruesit.

Gjithashtu do të kërkohej që reklamat e shënjestruara të tregojnë kriteret sipas së cilave është përzgjedhur publiku, si dhe të tregojnë cilat grupe tjera janë të shënjestruara.

"Zgjedhjet nuk duhet të jenë garë e metodave të errëta dhe jotransparente. Njerëzit duhet të dinë pse e shohin një reklamë, kush ka paguar për të, sa ka paguar, cilat kritere të mikro-përzgjedhjes janë përdorur", tha Vera Jourova, Komisionerja e BE-së për Vlera dhe Transparencë.

Nëse nuk përmbushen rregullat, Komisioni Evropian do të kishte mandat të ndëshkojë kompanitë e teknologjisë dhe platformat e reklamave të përfshira.

Propozimi duhet të miratohet nga Parlamenti Evropian dhe nga Këshilli i BE-së ku bëjnë pjesë vendet anëtare.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın