Bota

BE mbështet vendimin e Gjermanisë për burgosjen e ish-oficerit të regjimit sirian

“Ky vendim është pjesë e gjyqit të parë mbarë botëror për torturën e mbështetur nga shteti në Siri dhe një hap i rëndësishëm drejt luftimit të mosndëshkimit, drejt garantimit të drejtësisë dhe llogaridhënies në Siri", tha EEAS

Selen Temizer   | 14.01.2022
BE mbështet vendimin e Gjermanisë për burgosjen e ish-oficerit të regjimit sirian

Bruksel

Bashkimi Evropian (BE) ka përshëndetur vendimin e Gjykatës së Lartë të Shtetit Koblenz në Gjermani për të dënuar ish-punonjësin e inteligjencës së regjimit të Bashar al-Assad në Siri, Anwar Raslan, me burgim të përjetshëm për kryerjen e "krimeve kundër njerëzimit" dhe "vrasje”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në reagimin e Shërbimit të BE-së për Marrëdhëniet me Jashtë (EEAS) thuhet se vendimi ishte "një pikë kthese".

“Ky vendim është pjesë e gjyqit të parë mbarë botëror për torturën e mbështetur nga shteti në Siri dhe një hap i rëndësishëm drejt luftimit të mosndëshkimit, drejt garantimit të drejtësisë dhe llogaridhënies në Siri", tha EEAS.

Po ashtu theksohet se BE-ja mbështet përpjekjet për mbledhjen e provave për procedurat e ardhshme ligjore.

Më tej, thuhet se BE-ja përsëriti thirrjen e saj që situata në Siri t'i referohet Gjykatës Ndërkombëtare Penale.

Dënim të përjetshëm për Anwar Raslan

Raslan, i cili erdhi në Gjermani në vitin 2014 pasi punoi për inteligjencën e regjimit të Assad-it në Siri dhe u kap në Berlin në vitin 2019, Gjykata e Lartë e Shtetit e dënoi për 27 vrasje, si dhe për krime të tjera si përdhunime dhe tortura.

Me vendimin e gjyqit, i cili filloi më 23 prill të vitit 2020, Raslan u dënua me burgim të përjetshëm për krime kundër njerëzimit dhe vrasje.

Vendimi i gjykatës në lidhje me 58-vjeçarin Raslan është "i pari në botë që merret me krimet e mbështetura nga shteti në Siri".

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın