BE-ja thirrje partnerëve ndërkombëtarë për ushtrimin e "presionit ndaj Rusisë"
Kryediplomatja e BE-së, Kallas i përshkroi sulmet e Rusisë ndaj Ukrainës gjatë natës si "më vdekjeprurëset deri më tani" dhe u bëri thirrje partnerëve ndërkombëtarë të Unionit të "ushtrojnë presion mbi Moskën"

Stamboll
Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Kaja Kallas i përshkroi sulmet e Rusisë ndaj Ukrainës gjatë natës si "më vdekjeprurëset deri më tani" dhe u bëri thirrje partnerëve ndërkombëtarë të Unionit të "ushtrojnë presion mbi Moskën", transmeton Anadolu.
Duke folur për gazetarët në hyrje të takimit të Ministrave të Zhvillimit të vendeve të BE-së, Kallas shprehu pikëpamjen që Rusia ka rritur presionin e saj ndaj Ukrainës.
Ajo i përshkroi sulmet ndaj Ukrainës si "më vdekjeprurëset deri më tani". "Prandaj, është në dorën tonë që duke ushtruar presion mbi Rusinë, të sigurojmë që edhe ajo të dëshirojë paqe", tha Kallas.
Kallas theksoi se ata janë të gatshëm të ushtrojnë presion mbi Moskën, duke shtuar se "Shpresojmë që partnerë të tjerë ndërkombëtarë të bëjnë të njëjtën gjë".
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy kishte njoftuar se ushtria ruse ka zhvilluar sulmin më intensiv me mjete ajrore pa pilot (dronë) ndaj vendit të tij që nga fillimi i luftës.
Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi kryerjen e një sulmi me armë me precizitet të lartë me rreze të gjatë veprimi dhe dronë ndaj elementëve në aeroportin e qytetit ukrainas Starokonstiantyniv dhe se të gjitha objektivat në sulm u goditën.