Bota

BE-ja nuk tërheq familjet e diplomatëve nga Ukraina

"Nuk mendoj se duhet të traumatizojmë negociatat në vazhdim. Nuk mendoj se duhet të largohemi. Por ndoshta Sekretari i Shtetit (Antony) Blinken ka më shumë informacione që ai do të ndajë me ne", tha Borrell

Ekip  | 24.01.2022 - Përdıtësım : 25.01.2022
BE-ja nuk tërheq familjet e diplomatëve nga Ukraina

Bruksel

Bashkimi Evropian (BE) nuk po ndjek SHBA-në në tërheqjen e familjeve të diplomatëve të saj nga Ukraina, theksoi sot shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, mes frikës në rritje për pushtimin rus, raporton Anadolu Agency (AA).

"Nuk mendoj se duhet të traumatizojmë negociatat në vazhdim. Nuk mendoj se duhet të largohemi. Por ndoshta Sekretari i Shtetit (Antony) Blinken ka më shumë informacione që ai do të ndajë me ne", u tha Borrell gazetarëve përpara një takimi të ministrave të jashtëm të BE-së në Bruksel.

Ministrat do të vlerësojnë propozimet e Moskës për aranzhimet evropiane të sigurisë dhe ngritjen e ushtrisë në dhe rreth Ukrainës, dhe Blinken pritet t'i bashkohet seancës përmes video-lidhjes.

Më herët, qeveria amerikane urdhëroi familjet e gjithë personelit amerikan në ambasadën amerikane në Ukrainë që të largohen nga vendi.

"Departamenti i Shtetit mori vendimin për të autorizuar largimin nga misioni i Ukrainës për shkak të kujdesit të madh si rezultat i përpjekjeve të vazhdueshme ruse për të destabilizuar vendin dhe për të minuar sigurinë e qytetarëve ukrainas dhe të tjerëve që vizitojnë ose banojnë në Ukrainë", theksoi në një deklaratë ambasada e SHBA-së në Kiev.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın