Bota, Ekonomi

BE-ja ngrin punën për marrëveshjen tregtare me SHBA-në "deri në një njoftim të mëtejshëm"

“Sovraniteti dhe integriteti ynë territorial janë në rrezik. Vazhdimi i punës si zakonisht është i pamundur”, tha kryetari i Komisionit për Tregti të Parlamentit Evropian, duke iu referuar tensioneve lidhur me Grenlandën dhe tarifat

Beyza Binnur Dönmez  | 21.01.2026 - Përdıtësım : 21.01.2026
BE-ja ngrin punën për marrëveshjen tregtare me SHBA-në "deri në një njoftim të mëtejshëm"

Gjenevë

Bashkimi Evropian ka pezulluar punën për marrëveshjen tregtare me Shtetet e Bashkuara, sipas një njoftimi të bërë sot nga kryetari i Komisionit për Tregti të Parlamentit Evropian, transmeton Anadolu.

“Tani zyrtare: marrëveshja BE–SHBA është pezulluar deri në një njoftim të mëtejshëm!”, shkroi Bernd Lange në platformën sociale amerikane X.

Lange tha se ekipi negociator ka vendosur të ndalojë punën e Komisionit të Tregtisë të Parlamentit Evropian për zbatimin ligjor të marrëveshjes së Turnberryt.

“Sovraniteti dhe integriteti ynë territorial janë në rrezik. Vazhdimi i punës si zakonisht është i pamundur”, shkroi ai, duke iu referuar tensioneve lidhur me Grenlandën dhe tarifat.

Mbetet e paqartë nëse e gjithë marrëveshja tregtare është hedhur poshtë apo nëse dispozitat që tashmë kanë hyrë në fuqi do të vazhdojnë të zbatohen.

Marrëveshja, e cila parashikonte tarifa prej 15 për qind për mallrat e BE-së të eksportuara drejt SHBA-së, u arrit si një marrëveshje paraprake në korrik. Pjesë të mëdha të saj u zbatuan përpara se marrëveshja të nënshkruhej zyrtarisht.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın