Bota

BE-ja mirëpret vendimin e Türkiye-s dhe Izraelit për të emëruar ambasadorë

"Mirëpres me kënaqësi deklaratën e Türkiye-s dhe Izraelit për të rindërtuar plotësisht marrëdhëniet diplomatike", tha komisioneri i Bashkimit Evropian (BE) për Zgjerimin dhe Politikën e Fqinjësisë, Oliver Varhelyi

Ömer Tuğrul Çam  | 18.08.2022 - Përdıtësım : 19.08.2022
BE-ja mirëpret vendimin e Türkiye-s dhe Izraelit për të emëruar ambasadorë Foto: AA/Arkiv

Bruksel

Komisioneri i Bashkimit Evropian (BE) për Zgjerimin dhe Politikën e Fqinjësisë, Oliver Varhelyi, deklaroi se kanë mirëpritur vendimin e Türkiye-s dhe Izraelit për të emëruar ambasadorë në mënyrë reciproke duke rritur marrëdhëniet diplomatike, transmeton Anadolu Agency (AA).

Varhelyi në një deklaratë në median sociale lidhur me çështjen ka bërë vlerësimin se "Mirëpres me kënaqësi deklaratën e Türkiye-s dhe Izraelit për të rindërtuar plotësisht marrëdhëniet diplomatike".

Kjo është një pikë kthese e re për të forcuar marrëdhëniet dypalëshe, stabilizimin e rajonit dhe rritjen e mirëqenies, tha Varhelyi, duke theksuar "BE-ja është e gatshme të mbështesë formimin e bazave të reja të bashkëpunimit".

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın