Bota

BE-ja miraton paketën e fundit të sanksioneve ndaj Moskës, synon bankat dhe subjektet ruse në Indi dhe Kinë

"Sapo miratuam paketën tonë të 19-të të sanksioneve. Ajo synon bankat ruse, bursat e kriptovalutave, subjektet në Indi dhe Kinë, ndër të tjera", tha shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas

İlayda Çakırtekin  | 23.10.2025 - Përdıtësım : 24.10.2025
BE-ja miraton paketën e fundit të sanksioneve ndaj Moskës, synon bankat dhe subjektet ruse në Indi dhe Kinë

Stamboll

Bashkimi Evropian(BE) ka miratuar paketën e fundit të sanksioneve ndaj Rusisë, njoftoi të enjten shefja e politikës së jashtme të bllokut, Kaja Kallas, transmeton Anadolu.

"Sapo miratuam paketën tonë të 19-të të sanksioneve. Ajo synon bankat ruse, bursat e kriptovalutave, subjektet në Indi dhe Kinë, ndër të tjera", shkroi Kallas në platformën e kompanisë amerikane të mediave sociale X.

BE-ja gjithashtu po frenon lëvizjet e diplomatëve rusë "për të kundërshtuar përpjekjet e destabilizimit", shtoi ajo.

"Është gjithnjë e më e vështirë për (Presidentin rus Vladimir) Putin të financojë këtë luftë", shtoi Kallas në lidhje me luftën në Ukrainë, e cila do të shënojë përvjetorin e saj të katërt në fillim të vitit të ardhshëm.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.