Bota

BE-ja me veprim ligjor kundër Kinës për shkak të kufizimeve tregtare

Bashkimi Evropian ka nisur një veprim ligjor në Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT) kundër kufizimeve tregtare të vendosura nga Kina dhe që prekin eksportet e Lituanisë

Ata Ufuk Şeker  | 27.01.2022 - Përdıtësım : 27.01.2022
BE-ja me veprim ligjor kundër Kinës për shkak të kufizimeve tregtare

Bruksel

Bashkimi Evropian ka nisur një veprim ligjor në Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT) kundër kufizimeve tregtare të vendosura nga Kina dhe që prekin eksportet e Lituanisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Komisioni Evropian njoftoi se ka ngritur një padi brenda strukturës së OBT-së për shkak të praktikave diskriminuese tregtare të Kinës kundër Lituanisë.

Në deklaratë thuhet se KE-ja ka mbledhur prova në javët e fundit, përfshirë dështimin e produkteve lituaneze për të kaluar nga dogana, refuzimin e aplikimeve për import nga Lituania dhe presionin ndaj kompanive të BE-së për të hequr Lituaninë nga zinxhiri i furnizimit për eksportet në Kinë.

Veprimet e Kinës janë diskriminuese dhe të paligjshme sipas rregullave të OBT-së dhe se kufizimet tregtare në fjalë dëmtojnë eksportet në Kinë nga tregu i vetëm i BE-së me Lituaninë, thuhet më tej.

Në deklaratë theksohet se përpjekjet për zgjidhjen e ndërsjellë të problemit kanë rezultuar të pasuksesshme dhe se BE-ja ka filluar procesin e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve kundër Kinës në OBT.

Konsultimet janë hapi i parë në procesin e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve të OBT-së.

Nëse një rezultat pozitiv nuk mund të merret brenda 60 ditëve gjatë procesit të konsultimit, kërkohet të krijohet një panel për këtë temë.

Marrëdhëniet kinezo-lituaneze u tensionuan pasi Lituania lejoi Tajvanin të hapë një zyrë përfaqësuese në territorin e saj.

Kina tërhoqi ambasadorin e saj nga Lituania, duke argumentuar se vendimi ishte një sulm ndaj parimit "Një Kinë" dhe të drejtave të saj sovrane në ishull.

Kohët e fundit, importet e Kinës nga Lituania janë ndalur.

Pekini argumenton se rënia e papritur e importeve nga Lituania nuk është për shkak të pengimit të shtetit, por se bizneset dhe individët kinezë kanë ndaluar blerjen e mallrave nga vendi me iniciativën e tyre.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın