Bota

BE-ja kundërshton që Rusia të ndërmjetësojë mes Iranit dhe Izraelit

"Rekordi i Rusisë tregon se e vetmja gjë për të cilën është e interesuar është lufta. Rusia po shkel vazhdimisht ligjin ndërkombëtar dhe Kartën e OKB-së", tha El Anouni

İbrahim Hamdi Hacıcaferoğlu  | 16.06.2025 - Përdıtësım : 16.06.2025
BE-ja kundërshton që Rusia të ndërmjetësojë mes Iranit dhe Izraelit

Istanbul

Një nga zëdhënësit e Komisionit Evropian (KE), Anouar El Anouni tha se ata janë kundër ndërmjetësimit të Rusisë midis Iranit dhe Izraelit, transmeton Anadolu.

Në konferencën e përditshme për media në Bruksel, El Anouni komentoi propozimin e Rusisë për të ndërmjetësuar midis Iranit dhe Izraelit.

Ai tha se Rusia ka "zero besueshmëri". "Rekordi i Rusisë tregon se e vetmja gjë për të cilën është e interesuar është lufta. Rusia po shkel vazhdimisht ligjin ndërkombëtar dhe Kartën e OKB-së", shtoi El Anouni.

Pasi rikujtoi marrëveshjen gjithëpërfshirëse të partneritetit strategjik të nënshkruar midis Rusisë dhe Iranit më 17 janar, El Anouni ndau pikëpamjen e tij se për këtë arsye Moska nuk mund të jetë "ndërmjetës i paanshëm" midis Tel Avivit dhe Teheranit.

Rusia njoftoi se është gati të ndërmjetësojë midis Izraelit dhe Iranit.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.