Bota

BE-ja gjobit TikTok-un me 530 milionë euro

Institucioni rregullator i të dhënave personale të BE-së i vendosi gjobë prej 530 milionë eurosh platformës së mediave sociale TikTok për transferimin e të dhënave të përdoruesve në Kinë dhe shkeljen e rregullave të transparencës

Ata Ufuk Şeker  | 02.05.2025 - Përdıtësım : 03.05.2025
BE-ja gjobit TikTok-un me 530 milionë euro

Bruksel

Institucioni rregullator i të dhënave personale të Bashkimit Evropian (BE) i ka vendosur gjobë prej 530 milionë eurosh platformës së mediave sociale TikTok për transferimin e të dhënave të përdoruesve në Kinë dhe shkeljen e rregullave të transparencës, transmeton Anadolu.

Komisioni Irlandez për Mbrojtjen e të Dhënave (DPC), i cili është përgjegjës për mbrojtjen e të dhënave personale në BE, njoftoi përfundimin e hetimit kundër TikTok-ut.

Është hetuar përputhshmëria me ligjet e dërgimit nga TikTok-u në Kinë e të dhënave personale të përdoruesve të platformës në Evropë, thuhet në deklaratën ku bëhet e ditur se po shqyrtohet dhënia e informacionit ndaj përdoruesve në lidhje me transferimet dhe përputhshmërinë me kriteret e transparencës.

Në çështjen e transferimit të të dhënave të përdoruesve nga Evropa në Kinë dhe kërkesat e transparencës, është identifikuar që TikTok ka shkelur Rregulloren e Përgjithshme të BE-së për Mbrojtjen e të Dhënave, për të cilat kompania u gjobit me 530 milionë euro dhe se është urdhëruar që kompania t'i vendosë aktivitetet e saj në përputhje me rregullat e BE-së brenda 6 muajve.

Në vitin 2023, DPC vendosi gjobë prej 345 milionë eurosh ndaj platformës kineze të shpërndarjes së videove TikTok për shkelje të mbrojtjes së të dhënave personale.

Shumë platforma të mëdha dixhitale vazhdojnë operacionet e tyre në Evropë me seli në Irlandë. Për këtë arsye institucioni irlandez i të dhënave merr përsipër rolin e rregullatorit të të dhënave të BE-së në këtë fushë.

Sipas rregullores së përgjithshme të BE-së për mbrojtjen e të dhënave, institucioni irlandez i të dhënave mund të vendosë gjoba deri në 4 për qind të xhiros globale për kompanitë që shkelin rregullat.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın