Bota

BE-ja do të zbulojë masa të reja për të adresuar krizën e strehimit

Rregullat fiskale të bllokut do të lehtësohen për të lejuar rritjen e shpenzimeve publike për strehim të përballueshëm

İlayda Çakırtekin  | 16.12.2025 - Përdıtësım : 16.12.2025
BE-ja do të zbulojë masa të reja për të adresuar krizën e strehimit

Stamboll

Komisioni Evropian planifikon të lançojë paketë të re masash që synojnë adresimin e krizës së strehimit në të gjithë bllokun, raportoi sot transmetuesi irlandez RTE, transmeton Anadolu.

Propozimet e para tregojnë se rregullat fiskale të BE-së mund të lehtësohen për të lejuar rritjen e shpenzimeve publike për strehim të përballueshëm, duke adresuar ndikimin e qirave afatshkurtra në tregun e strehimit.

Ndërsa zyrtarët e BE-së thuhet se tregojnë nevojë vjetore prej 650 mijë njësish për të mbyllur boshllëkun e strehimit të shkaktuar nga rritja e kostove të ndërtimit dhe ndërprerjet e furnizimit, propozimet synojnë të ulin barrën administrative në sektorin e ndërtimit dhe t'i bëjnë lëndët e para më të lira dhe më të disponueshme.

Sipas një raporti të Këshillit Evropian të lëshuar në fillim të dhjetorit, 1 në 10 evropianë nuk është në gjendje të paguajë qiranë ose hipotekën në kohë, pasi çmimet e banesave në bllok janë rritur mesatarisht deri në 60 për qind që nga viti 2015.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın