Bota

BE-ja bie dakord për ta shpallur Gardën Revolucionare të Iranit si "organizatë terroriste"

Ministrat e Jashtëm të BE-së sapo morën hapin vendimtar duke shpallur Gardën Revolucionare të Iranit si organizatë terroriste”, ka deklaruar kryediplomatja evropiane Kaja Kallas

Burak Bir  | 29.01.2026 - Përdıtësım : 29.01.2026
BE-ja bie dakord për ta shpallur Gardën Revolucionare të Iranit si "organizatë terroriste"

Londër

Shtetet anëtare të BE-së kanë arritur një marrëveshje politike për ta shpallur Korpusin e Gardës Revolucionare të Iranit (IRGC) si “organizatë terroriste”, tha sot shefja e politikës së jashtme të bllokut, Kaja Kallas, transmeton Anadolu.

“Shtypja nuk mund të mbetet pa përgjigje. Ministrat e Jashtëm të BE-së sapo morën hapin vendimtar duke shpallur Gardën Revolucionare të Iranit si organizatë terroriste”, shkroi Kaja Kallas në platformën sociale amerikane X.

Deklarata e Kallasit erdhi në kohën kur ministrat e jashtëm të vendeve anëtare të BE-së po zhvillonin bisedime në Bruksel.

Edhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e përshëndeti marrëveshjen politike, duke e quajtur atë “të vonuar prej kohësh”.

“Terrorist është vërtet emërtimi i duhur për një regjim që i shtyp protestat e popullit të vet me gjak”, shkroi ajo në X, duke shtuar se Evropa qëndron përkrah popullit të Iranit “në luftën e tyre të guximshme për liri”.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.