Bota

BE: Gaza është pjesë integrale e shtetit të ardhshëm palestinez

BE-ja mbetet plotësisht e përkushtuar ndaj një zgjidhjeje me dy shtete, për të cilën blloku beson se është e vetmja rrugë drejt një paqeje afatgjatë si për izraelitët, ashtu edhe për palestinezët, tha zëdhënësi për punët e jashtme

Selen Valente Rasquinho  | 06.02.2025 - Përdıtësım : 07.02.2025
BE: Gaza është pjesë integrale e shtetit të ardhshëm palestinez

Bruksel

Gaza duhet të jetë një pjesë thelbësore e një shteti të ardhshëm palestinez, tha sot zëdhënësi i BE-së për punët e jashtme, raporton Anadolu.

BE-ja mbetet plotësisht e përkushtuar ndaj një zgjidhjeje me dy shtete, për të cilën blloku beson se është e vetmja rrugë drejt një paqeje afatgjatë si për izraelitët, ashtu edhe për palestinezët, tha Anouar El Anouni në një konferencë shtypi në Bruksel.

Ai tha se BE-ja ka deklaruar qartë se Gaza është pjesë integrale e një shteti të ardhshëm palestinez.

Zyrtari nënvizoi se qëndrimi i bllokut është se nuk duhet të ketë më zhvendosje të detyruara të palestinezëve.

Deklarata vjen pas komenteve tronditëse të presidentit amerikan Donald Trump se SHBA-ja do të “marrë nën kontroll” Gazën pas zhvendosjes së palestinezëve në vende të tjera, si Egjipti dhe Jordania, një ide e dënuar dhe e refuzuar nga bota arabe dhe vende të tjera.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.