Bota

Bayern Munich njofton vdekjen e futbollistit 18-vjeçar pas lëndimit në kokë

Guo Jiaxuan raportohet se u godit në fytyrë me gju gjatë kampit stërvitor në Spanjë

Selçuk Buğra Gökalp  | 20.03.2025 - Përdıtësım : 21.03.2025
Bayern Munich njofton vdekjen e futbollistit 18-vjeçar pas lëndimit në kokë

Ankara

ANKARA (AA) - Guo Jiaxuan, futbollist kinez 18-vjeçar, ka vdekur pasi pësoi lëndim të rëndë në kokë gjatë një ndeshjeje stërvitore në Spanjë në shkurt, njoftoi sot klubi gjerman Bayern Munich, transmeton Anadolu.

Guo, i cili raportohet se u godit në fytyrë me gju gjatë kampit stërvitor, u shpall i vdekur klinik nga një spital lokal përpara se të transferohej në Kinë, ku mori kujdes të mëtejshëm në një spital të Pekinit.

Portieri i ri ishte pjesë e skuadrës botërore të Bayern Munichut, e cila u dha lojtarëve nga e gjithë bota shans për të shfaqur talentet e tyre.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın