Banorët lundrojnë me kajak në ujërat e përmbytjeve në Marin të Kalifornisë
Ujërat e përmbytjeve kanë mbuluar rrugët në qarkun Marin të Kalifornisë, ndërkohë banorët gjatë motit me shi lundruan me kajak në shtegun e biçikletave midis qyteteve Sausalito dhe Mill Valley
Marin
Ujërat e përmbytjeve kanë mbuluar rrugët në qarkun Marin të Kalifornisë, ndërkohë banorët gjatë motit me shi lundruan me kajak në shtegun e biçikletave midis qyteteve Sausalito dhe Mill Valley, raporton Anadolu.
Përmbytjet në këtë pjesë të Kalifornisë u nxitën nga reshjet intensive të shiut dhe baticave të larta, të cilat penguan shkarkimin normal të ujërave në det. Zona bregdetare e qarkut Marin është veçanërisht e ndjeshme ndaj këtyre kushteve, sidomos gjatë stuhive dimërore.
Autoritetet lokale kanë paralajmëruar se episode të tilla përmbytjesh po bëhen më të shpeshta, duke u lidhur me ndryshimet klimatike, rritjen e nivelit të detit dhe motin ekstrem.
Ekspertët theksojnë se përmirësimi i infrastrukturës së kullimit dhe planifikimi urban afatgjatë janë thelbësore për të zbutur ndikimin e përmbytjeve në komunitetet bregdetare të Kalifornisë.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
