Banorët e Gazës i drejtohen djegies së mbetjeve plastike për të prodhuar karburant mes bllokadës izraelite
- Duke djegur mbetje plastike dhe goma makinash, më pas duke i nënshtruar materialet proceseve si distilimi, kondensimi dhe rafinimi për të nxjerrë karburant të papërpunuar, palestinezët po prodhojnë në mënyrë të pavarur burime jetike

Shkup
GAZA (AA) - Palestinezët në Rripin e Gazës po shpikin zgjidhje alternative për të përmbushur nevojat thelbësore, përfshirë prodhimin e karburantit nga mbetjet plastike, për të përballuar mungesën gjithnjë e më të thellë të karburantit në mes të bllokadës së vazhdueshme izraelite, raporton Anadolu.
Duke djegur mbetje plastike dhe goma makinash, më pas duke i nënshtruar materialet proceseve si distilimi, kondensimi dhe rafinimi për të nxjerrë karburant të papërpunuar, palestinezët po prodhojnë në mënyrë të pavarur burime jetike për të furnizuar automjetet dhe veçanërisht gjeneratorët në spitale.
Derisa ky karburant i prodhuar në mënyrë lokale luan një rol thelbësor në ndihmën ndaj palestinezëve për të përballuar jetën e përditshme në kushte të tmerrshme, ai paraqet rreziqe serioze shëndetësore për ata që ndodhen afër zonave të prodhimit për shkak të emetimeve toksike dhe mungesës së rregullimit të procesit.
Karburanti i prodhuar në një punishte me 30 punëtorë është burimi i vetëm i rajonit për të përmbushur nevojat për karburant të banorëve gjatë bllokadës izraelite.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.Universiteti i New Yorkut në Tiranë mban ceremoninë e diplomimit
Konfirmohet rasti i parë i një murtaje për delet dhe dhitë në Kosovë
Presidentja Osmani priti në takim ministren e Mbrojtjes së Luksemburgut
"Integrimi evropian është konsensusi më i madh kombëtar në Shqipëri"
Protestë me katër gomerë para Kuvendit të Kosovës
Lajme të ngjashme
