Bangladesh, viti i ri bengal pritet me aktivitete të ndryshme
Qytetarët e Bangladeshit për "Pahela Baikhakh" u përgatitën që para disa ditëve dhe kremtuan vitin e ri me aktivitete të ndryshme tradicionale

Dakka
DAKKA (AA) - Dita e parë e kalendarit diellor Bengal e cila i bashkon të gjitha grupet etnike dhe religjionet që jetojnë në Bangladesh, "Pahela Baishakh", është pritur me aktivitete të ndryshme në kryeqytetin Dakka dhe qytetet tjera të vendit, raporton Anadolu Agency (AA).
Qytetarët e Bangladeshit për "Pahela Baikhakh" u përgatitën që para disa ditëve dhe kremtuan vitin e ri me aktivitetet tradicionale të ndryshme. Fillimisht ata u mblodhën në parkun Ramna në kryeqytetin që në kohën e agimit, ndërsa policia e Bangladeshit shpërndau trëndafila dhe ëmbëlsira tradicionale.
Nga ana tjetër një grup i fëmijëve u mblodhën nën një dru në park ku kënduan këngë tradicionale të vitit të ri. Gratë e Bangladeshit dolën nëpër rrugë me veshjet e tyre shumëngjyrëshe.
Ata kafjallin tradicional të vitit të ri e bënë duke gatuar pilaf të cilën e quajnë "panta" dhe enë të ndryshme rajonale.
Fillimi i kalendarit diellor Bengal çdo vit festohet më 14 prill. Ky kalendar ndjek kalendarin gregorian rreth 600 vjet pas.