Bota

Bangladesh, për shkak të ciklonit Sitrang do të evakuohen qindra mijëra njerëz

Autoritetet bënë të ditur se shirat intensivë kanë filluar të tregojnë efektin e tyre dhe paralajmëruan popullatën për përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut

Sümeyye Dilara Dinçer  | 24.10.2022 - Përdıtësım : 25.10.2022
Bangladesh, për shkak të ciklonit Sitrang do të evakuohen qindra mijëra njerëz

Ankara

Qindra mijëra njerëz në Bangladesh do të evakuohen për shkak të ciklonit Sitrang, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas mediave vendase, Departamenti i Meteorologjisë në Bangladesh njoftoi se cikloni Sitrang mund të jetë efektiv me 88 kilometra në orë në brigjet jugore të vendit.

Autoritetet bënë të ditur se shirat intensivë kanë filluar të tregojnë efektin e tyre dhe paralajmëruan popullatën për përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut.

"Nga rajonet Patuakhali, Bhola, Barguna dhe Jhalokathi do të evakuohen rreth 400 mijë njerëz", njoftuan autoritetet duke theksuar se në qytetin Barishal janë përgatitur mbi 1.000 strehimore.

Zyrtarët e rajonit Patuakhali thanë se 250 mijë njerëz do të evakuohen këtë natë dhe se në zonë ndodhen 703 strehimore për ciklonet.

Krahas kësaj zyrtarët njoftuan se për shkak të shirave intensivë dhe ciklonit do të mbyllen dy aeroporte ndërkombëtare dhe një aeroport lokal.

Autoritetet aeroportuale tërhoqën vëmendjen se për shkak të reshjeve të dendura janë të detyruar të ndalojnë aktivitetet dhe se do të veprojnë sipas situatës së motit.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın