Bota

Bangladesh, 4 të vdekur dhe 100 të lënduar në një aksident hekurudhor

Fatkeqësia ndodhi jo shumë larg stacionit hekurudhor "Baramchal"

Ekip  | 24.06.2019 - Përdıtësım : 25.06.2019
Bangladesh, 4 të vdekur dhe 100 të lënduar në një aksident hekurudhor

Dhaka

Së paku katër persona kanë humbur jetën, ndërsa më shumë se 100 të tjerë janë lënduar kur një tren doli nga shinat në distriktin Moulvibazar të Bangladeshit, raporton Anadolu Agency (AA).

Fatkeqësia ndodhi jo shumë larg stacionit hekurudhor "Baramchal".

"Nxorëm katër kufoma ku në mesin e tyre janë tre gra dhe një burrë", tha për AA zyrtari policor Yardous Hasan.

Ai shtoi se mbi 100 persona janë lënduar, mes të cilëve shumica janë lëshuar nga spitali pasi u është dhënë ndihma mjekësore.

Mediat lokale transmetojnë se numri i të pësuarve për vdekje është shtatë, ndërsa së paku 250 persona janë lënduar.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın