Bangladesh, 20 të vdekur, përfshirë studentë, nga rrëzimi i një avioni stërvitor në kampus kolegji
- Shërbimi Ndërinstitucional i Marrëdhënieve me Publikun (ISPR) thanë në një deklaratë se 171 të tjerë u lënduan në incident, ndërsa shumica pësuan lëndime nga djegiet.

Karaçi
DAKA (AA) - Një avion stërvitor i Forcave Ajrore të Bangladeshit u rrëzua sot në një kampus kolegji në kryeqytetin Daka, duke lënë të paktën 20 të vdekur, përfshirë studentë dhe pilotin, tha krahu mediatik i ushtrisë, transmeton Anadolu.
Shërbimi Ndërinstitucional i Marrëdhënieve me Publikun (ISPR) thanë në një deklaratë se 171 të tjerë u lënduan në incident, ndërsa shumica pësuan lëndime nga djegiet.
Shumica e viktimave janë studentë dhe staf kolegji, ndërsa piloti, Mohammad Towkir Islam Sagar, i vetmi pasagjer i avionit luftarak FT-7 BGI të prodhuar në Kinë, ka humbur jetën gjithashtu.
Qeveria e përkohshme ka shpallur gjendje zie të martën pas rrëzimit vdekjeprurës.
ISPR-ja shtoi se Forcat Ajrore kanë formuar një komitet të nivelit të lartë për të kryer hetime për incidentin.
Piloti “u përpoq ta largonte avionin” nga zona me popullsi të dendur, por ai u rrëzua në një ndërtesë dykatëshe të Shkollës dhe Kolegjit Milestone në lagjen Diabari të Dakës, tha ISPR-ja.
Md Selim Ahmed, mësimdhënës në kolegj, tha për Anadolu se institucioni arsimor ka më shumë se 2.000 studentë.
Megjithatë, Ahmed tha se nuk është në dijeni mbi numrin e viktimave brenda kolegjit.
Ky është aksidenti ajror më vdekjeprurës i Bangladeshit, pas një incidenti në vitin 2018 në të cilin dy pilotë të Forcave Ajrore të Bangladeshit humbën jetën kur një avion stërvitor u rrëzua në rrethin jugperëndimor Jessore.