Bota

Banda e armatosur sulmon një qytet në Haiti, të paktën 50 të vrarë

“Arritja në vendin e masakrës është pothuajse e pamundur sepse bandat ende mbajnë kontrollin”, ka thënë një dëshmitar.

Alperen Aktaş  | 24.05.2025 - Përdıtësım : 24.05.2025
Banda e armatosur sulmon një qytet në Haiti, të paktën 50 të vrarë

Stamboll

BOGOTA/STAMBOLL (AA) - Të paktën 50 persona, përfshirë fëmijë, janë vrarë pasi një bandë e armatosur ka sulmuar qytetin Preval në Haitin qendror, transmeton Anadolu.

Sulmuesit i kanë vënë flakën shtëpive, kanë bastisur një kishë dhe kanë vrarë civilë në atë që dëshmitarët e kanë përshkruar si masakër. Midis viktimave ka qenë pastori 86-vjeçar Jocques Brutus, të cilit thuhet se i është prerë koka nga sulmuesit në Kishën Maranatha.

“U gjetën të paktën 50 trupa. Arritja në vendin e masakrës është pothuajse e pamundur sepse bandat ende mbajnë kontrollin. Katërmbëdhjetë nga trupat u gjetën të prerë dhe të djegur”, ka thënë një dëshmitar për agjencinë spanjolle të lajmeve EFE.

Banda besohet se vepron nën emrin “Koalicioni i Vetëmbrojtjes”, sipas pretendimeve fillestare.

Konferenca e Peshkopëve të Haitit shprehu “pikëllim të thellë” për vrasjet brutale dhe u kërkoi autoriteteve të ndërmarrin veprime të menjëhershme.

Haiti është përfshirë nga një krizë që po thellohet, me kryeqytetin Port-au-Prince që tani është kryesisht nën kontrollin e bandave dhe pasiguria ushqimore kërcënon më shumë se 11 milionë njerëz.

Më shumë se 5.600 njerëz janë vrarë në dhunën e bandave në Haiti në vitin 2024, sipas shifrave të OKB-së.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın