Balena e ngordhur del në breg në Buenos Aires të Argjentinës, specialistët dërgohet për hetim
- Dëshmitarët raportuan se e panë balenën e bllokuar në baticë, duke nxitur veprime urgjente nga zyrtarët e jetës së egër detare dhe shërbimet komunale

Shkup
BUENOS AIRES (AA) - Një balenë e ngordhur ka dal në breg në bregdetin e Vicente Lopezit në veri të kryeqytetit argjentinas Buenos Aires, raporton Anadolu.
Balena masive, që besohet se është një balenë e djathtë jugore, u gjet në një gjendje të avancuar dekompozimi.
Dëshmitarët raportuan se e panë balenën e bllokuar në baticë, duke nxitur veprime urgjente nga zyrtarët e jetës së egër detare dhe shërbimet komunale.
Specialistët u dërguan për të siguruar zonën, për të mbledhur mostra për një nekropsi dhe për të hetuar shkaqet e mundshme të ngordhjes, duke filluar nga përplasjet e anijeve deri te gëlltitja e mbeturinave detare.
Ekspertët theksojnë rëndësinë e monitorimit të këtyre ngjarjeve për të identifikuar modelet dhe për të zbatuar masa konservimi.
Trupi i ngordhur i balenës tashmë është larguar nga autoritetet, por banorët vendas mbeten të shqetësuar duke kërkuar mbikëqyrje më të mirë dhe masa më të rrepta të mbrojtjes për të parandaluar tragjedi të ngjashme në të ardhmen.